Roma e interesuar për Balzarettin

dardanmiftari | Thursday, July 26, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka zbuluar se Roma është e interesuar të nënshkruajë me Federico Balzarettin.

“Përveç Napolit, ka interesim edhe nga qyteti i Romës, dhe unë mund t’ju tregoj se nuk është Lazio. Roma është e interesuar të nënshkruajë me Balzarettin”.

“Megjithatë, Palermo thjesht nuk do ta japë lehtë lojtarin. Ne nuk kemi nevojë të shesim askënd, por nëse ai dëshiron të largohet, ne jemi të gatshëm të fillojmë bisedat”.

“Ai i ka karakteristikat e duhura për t’iu përshtatur Romës .Ai mund t’ia dalë mirë me prirjen dhe përvojën e tij, siç të gjithë e kemi parë në ekipin kombëtar”.

“Do të varet nga lojtari nëse dëshiron t’i bashkohet Napolit ose Romës. Ne do të vazhdojmë bisedimet këtë javë. Nëse nuk ka marrëveshje deri më 31 gusht, Balzaretti nuk do të shkojë askund”, ka thënë Zamparini për radio Radio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...