AVB: Nuk na intereson Hulk
Bossi i Tottenhamit, Andres Villas Boas, ka hedhur poshtë spekulimet që lidhnin klubin me një transferim të Hulk, përderisa thotë se ka marrëdhënie të mira me sulmuesin e Portos.
Villas Boas është takuar me Hulk në atë që shumë besuan se ishte transferim i brazilianit te Tottenhami, por një mundësi të tillë e ka hedhur poshtë tekniku portugez.
“Hulk është lojtar i veçantë për mua. Ne kemi pasur një vit shumë të mirë në Porto dhe kemi pasur marrëdhënie të mira – këtë nuk e mohoj”.
“Por, ne thjesht kemi biseduar për gjëra të përditshme, asgjë më shumë”, ka thënë Villas Boas.
Category: Futboll

















0 Komente