Baines: Për United di vetëm atë që thuhet në media

dardanmiftari | Sunday, July 01, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i majtë i Evertonit, Leighton Baines, nuk ka folur shumë rreth spekulimeve që e lidhin atë me Manchester Unitedin.

27-vjeçari ka edhe tre vite në kontratën e tij me klubin aktual, mirëpo është spekuluar se mund të kalojë në Old Trafford për një shumë prej 17 milionë funtesh.

“Jam i njoftuar për atë që thotë shtypi, por nuk di asgjë më shumë”.

“Nuk më bëjnë asnjë dëm (thashethemet), por as edhe ndonjë të mirë”, u ka thënë anglezi gazetarëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...