Seedorf ka nënshkruar për Botafogon
Legjenda holandeze, Clarence Seedorf, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin brazilian Botafogo.
Që pas përfundimit të kontratës me Milanin, 36-vjeçari është lidhur me një kalim në Amerikën Jugore, mirëpo spekulimet e shumta kanë ngjallur dyshime nëse ai do të shkonte në Rio de Janeiro.
“Botafogo ka kompletuar transferimin e mesfushorit 36-vjeçar, Clarence Seedorf. Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Botafogon. Data e prezantimit të tij do të jepet më vonë”.
“Ky është transferimi më i madh i ndonjë lojtari të huaj të bërë nga ndonjë klub brazilian”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Botafogo.
Category: Futboll