Beckenbauer: Khedira i përkryer për Bayernin

dardanmiftari | Saturday, July 14, 2012 | 0 Komente

Frank Beckenbauer ka lavdëruar Sami Khediran dhe ka thënë se mesfushori i Real Madridit do të ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Bayern Munichun.

“Ai është lojtari për të cilin ka nevojë Bayerni. Ai është lojtar i klasit botëror, ai e ka dëshmuar këtë për Gjermaninë në Euro 2012. Në Madrid ai është shndërruar në lider të vërtetë. Ka vetëm disa lojtarë me karakteristikat e tij, sot”.

“Bayerni ka lojtarë kualitativ, por ndonjëherë ata japin vetëm 70 ose 80 për qind në fushë dhe kjo nuk është e mjaftueshme”.

“Tifozët duan të shohin njerëz që japin 100 për qind. Khedira është një prej atyre djelmoshave me shumë karakter. Ai është dikush për të cilin Bayerni ka shumë nevojë, por lojtarët si Khedira nuk është lehtë t’i transferoni”, ka thënë Beckenbauer.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...