Drogba: Nuk erdha në Kinë për para

dardanmiftari | Saturday, July 14, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, ka deklaruar se vendimi për t’iu bashkuar klubit kinez Shanghai Shenhua nuk është bërë për shkaqe financiare.

“Vendosa të vij në Kinë pasi pronari i klubit më joshi. Është një sfidë e madhe. Nëse ende do të luaja në ligën evropiane do të ishte më e lehtë. E mora vendimin për të luajtur në Kinë”.

“Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme. Pres një stil të ri jete këtu. Shpresoj se mund t’i tregoj Kinës kulturën time, dhe të marr ca kulturë kineze”, ka thënë 34-vjeçari në konferencën e parë me klubin e ri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...