Cassano: Te Reali më quanin ‘i trashë’

dardanmiftari | Sunday, July 01, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, dëshiron ta mposhtë Spanjën në finale të Euro 2012 për t’u hakmarrë për periudhën jo të mirë që kaloi te Real Madridi.

Futbollisti italian qëndroi vetëm një sezon në Santiago Bernabeu, ndërsa në sezonin e dytë u huazua te Sampdoria dhe ishte dënuar për secilin gram që kishte shtuar në peshë, duke qenë se shprehitë e tij ushqyese ishin konsideruar fajtore për formën e tij jo të mirë.

“Do të ishte e shkëlqyer t’i mposhtja spanjollët. Qëndrimi im te Real Madridi nuk shkoi aq mirë’.

“Ata më quanin të trashë dhe nuk më vlerësonin, prandaj jam i gatshëm që t’i vë gjërat ku duhet”, ka thënë Cassano për ESPN.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...