Oktapodi thotë Spanja, Ketri për Italinë

dardanmiftari | Sunday, July 01, 2012 | 0 Komente

Si zakonisht para finaleve të mëdha kanë ardhur në shprehje dhe kafshët parashikuese, të cilat po tentojnë ta thyejnë rekordin e të famshmit oktapodit Paul, ndërsa rezultatet për finalen që zhvillohet sonte mbrëma nuk janë aq impresive.

Në fakt, është Ketri i quajtur Ferret, ai që ka parashikuar fitoren e Italisë duke zgjedhur shishen e verës Ramazzoti para shishes tjetër që favorizonte Spanjën. Nëse rastësisht dëshironi ta vizitoni ketrin, atëherë shkoni në Aue, qytetin që gjendet në Lindje të Gjermanisë. Oktapodi Manolo, që është pasardhësi i oktapodit tjetër spanjoll, Paul, ka parashikuar fitoren e Spanjës. Me lokacion në kopshtin zoologjik të Benalmadenas, pranë Malagas, Manolo ka preferuar të zgjedhë kutinë me ushqim që kishte flamurin e Spanjës, me ç’rast dhe ka sfiduar mikun e tij, ketrin Ferret.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...