Cavani lë të hapur opsionin e largimit

dardanmiftari | Tuesday, July 03, 2012 | 0 Komente

Edinson Cavani, mund të jetë emri tjetër i madh që do ta braktisë Napolin, pasi ka thënë se do ta diskutojë të ardhmen e tij me drejtuesit e klubit aktual.

Sulmuesi 25-vjeçar është lidhur me shumë skuadra, duke përfshirë Juventusin dhe Manchester Cityn, mirëpo napolitanët kanë refuzuar ta shesin deri më tani.

“Ky është futbolli, mendoj se presidentit (Aurelio De Laurentiis) i pëlqen nga pak të luajë me numra”.

“Mendoj se pavarësisht nëse do të vijë ndonjë ofertë ose jo, rasti për t’u ulur dhe biseduar do të vijë dhe ai do ta bëjë me qetësi”.

“Ai do ta përdorë kokën e tij, ai është një biznesmen shumë i mirë dhe gjithçka do të zgjidhet”, ka deklaruar Cavani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...