Conte: Ka ende punë për t’u bërë

dardanmiftari | Monday, July 16, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, është i kënaqur me mënyrën e përgatitjes së skuadrës së tij, por dëshiron të transferojë edhe ndonjë lojtar gjatë afatit kalimtar veror.

“Jam i kënaqur me lojtarët që na janë bashkuar. Ka një harmoni të përsosur në skuadër, por ka edhe shumë punë për t’u bërë”, ka deklaruar 42-vjeçari në një konferencë për gazetarë.

Ai ka thënë fjalë të mira për Lucion, i cili u largua nga Interi dhe iu bashkua bardhezinjve si transfer i lirë.

Trajneri ka folur edhe për ndikimin që Alessandro Del Piero do të vazhdojë ta ketë te Juve, edhe pse kapitenit legjendar nuk iu vazhdua kontrata.

“Del Piero do të jetë gjithmonë me ne... E falënderoj për atë që bëri në sezonin kaluar dhe gjatë gjithë karrierës te Juventusi. Ia dëshiroj të gjithë fatin e botës”, ka shtuar Conte.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...