Deschamps largohet nga Marseille
Strategu francez, Didier Deschamps, ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të klubit francez, Marseille.
43 vjeçari, i cili iu bashkua klubit në vitin 2009 ka qenë vazhdimisht cak i spekulimeve për të ardhmen, ndërsa më në fund ka vendosur të largohet edhe zyrtarisht.
Pritet që Deschamps të marrë në dorë drejtimin e kombëtares franceze, pasi largimi i tij korrespondon edhe me largimin e Laurent Blanc nga pankina e Les Bleus.
Category: Futboll
0 Komente