Pedro Leon huazohet te Getafe
Pedro Leon do të bart fanellën e Getafes përsëri në sezonin e ardhshëm, pasi Real Madridi është pajtuar që ta dërgojë si huazim anësorin edhe për një sezon.
25 vjeçari, i cili iu bashkua Realit pikërisht nga Getafe në vitin 2010, kurrë nuk ka arritur të zë vend në përbërjen e parë të Jose Mourinhos.
Ky hap nuk është konfirmuar nga ndonjë prej klubve, por mediat spanjolle janë të sigurta se Pedro Leon do të luajë për Getafen sezonin e ardhshëm.
Category: Futboll
0 Komente