Forlan nuk shkon te Milani

dardanmiftari | Monday, July 02, 2012 | 0 Komente

Agjenti i Diego Forlan ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin sulmuesin e Interit me një kalim te Milani.

33 vjeçari iu bashkua Interit verën e kaluar nga Atletico Madridi, por shënoi vetëm dy gola në 18 paraqitje, duke zhgënjyer thellësisht. Kështu, janë përhapur spekulime se Milani mund ta transferojë atë si pjesë e revolucionit Rossoner, por këtu duket se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Forlan te Milani? Ky nuk është opsion për klientin tim. Nuk është diçka që po e mendojmë. Një kalim në Turqi? Jo për momentin. Ne do të shohim në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë me Diegon”, ka theksuar agjenti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...