El Shaarawy rinovon me Milanin
Stephan El Shaarawy ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me klubin e Milanit.
Rossonerët blenë të gjitha të drejtat e 19-vjeçarit këtë verë nga Genoa dhe kanë vendosur që ta mbajnë atë më gjatë në skuadër.
Largimi i Zlatan Ibrahimovicit drejt Paris Saint-Germain, ka bërë që kuqezinjtë të veprojnë në mënyrë që ta kenë të sigurt El Shaarawyn.
“Klubi futbollistik i Milanit njofton se e ka zgjatur kontratën e Stephan El Shaarawy deri më 30 qershor 2017”, thuhet në komunikatë.
Category: Futboll

















0 Komente