Pippo: Mundësia e kthimit të Kaka më jep rrëqethje

dardanmiftari | Wednesday, July 25, 2012 | 0 Komente

Filippo Inzaghi shpreson që drejtuesit e Milanit të arrijnë ta rikthejnë brazilianin Kaka nga Real Madridi.

Të mërkurën është njoftuar se agjenti i lojtarit është duke diskutuar me përfaqësues të Rossonerëve për mundësinë e kalimit të 30-vjeçarit në San Siro.

“Si një milanist, mundësia e kthimit të tij më jep rrëqethje. Ricky u mungon të gjithëve, të gjithë e dinë se çfarë ka bërë ai për këto ngjyra”.

“Nëse ai është mirë, mund të na japë një shtytje të madhe. Megjithatë, është një vendim personal, prandaj do ta shohim se çfarë do të ndodhë.

“Por unë do të isha i lumtur po të kthehej”, ka thënë sulmuesi legjendar për Milan Channel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...