Galliani: Ibra qëndron!

dardanmiftari | Monday, July 02, 2012 | 0 Komente

Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se nuk ka shanse që Zlatan Ibrahimovic të largohet nga San Siro këtë verë.

Është spekuluar se Rossonerët duan të përfitojnë nga shitja e suedezit pasi vendosën ta mbajnë Thiago Silvan.

Ndërkohë, edhe agjenti Mino Raiola deklaroi se Ibra mund të luajë në ndonjë klub tjetër në sezonin e ri. Por kështu nuk mendon zëvendëspresidenti i kuqezinjve.

“Nuk kemi asnjë problem me të. Ai do të qëndrojë qind për qind te Milani”, ka deklaruar Galliani për Sky Sport24.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...