Isla e Asamoah veshin fanellën e Juves

dardanmiftari | Monday, July 02, 2012 | 0 Komente

Juventusi ka njoftuar përmes faqes zyrtare se ka kompletuar transferimin e dyshes nga Udinese, Kwadwo Asamoah (23 vjeç) dhe Mauricio Isla (24 vjeç).

Pas kalimit të testeve mjekësore, Bianconerët kanë siguruar nënshkrimet e tyre.

“Juventusi njofton se është finalizuar një marrëveshje me Udinesen për blerjen definitive të të drejtave të Asamoah për 18 milionë euro, të cilat do të paguhen brenda tre vitesh”.

“Juventusi po ashtu njofton se është finalizuar një marrëveshje me Udinesen për blerjen definitive të të drejtave të Mauricio Anibal Isla për një shumë prej 18.8 milionë eurosh, e cila do të paguhet brenda tre vitesh”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zonja e Vjetër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...