Gilardino i ofrohet Interit

dardanmiftari | Wednesday, July 18, 2012 | 0 Komente

Alberto Gilardino mund të jetë në rrugë për të kaluar te Interi këtë verë pasi Genoa ia ka ofruar sulmuesin skuadrës milaneze.

Nerazzurrët dëshirojnë të sjellin përforcime të reja në ekip pas largimit të Diego Forlan dhe Mauro Zarate, derisa Giampaolo Pazzini dhe Las Castaignos po ashtu pritet të largohen nga klubi

Nevojat e Interit për përforcime në sulm nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga klubet tjera, dhe Genoa e sheh situatën si një mundësi të mirë për ta shitur Gilardinon.

30-vjeçari iu bashkua Genoas nga Fiorentina në janar, por ata dëshirojnë ta largojnë sulmuesin pasi paga e tij prej 1.5 milionë po ua vështirëson financat.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...