Hoeness: Blatter duhet të largohet

dardanmiftari | Wednesday, July 18, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, është i kënaqur që e sheh presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter, të hetohet pas skandalit të fundit të korrupsionit në organin më të lartë të futbollit në botë.

“Së paku një numër njerëzit kanë guximin ta sulmojnë atë, përfshirë disa anëtarë të shtypit ndërkombëtar. Nuk mendoj se situata do të qetësohet për të. Një fillim i freskët brenda organizatës do të arrihet vetëm pas largimit të tij”.

“Më pëlqen qëndrimi i Federatës Gjermane (DFB) ndaj kësaj, dhe Bayerni e mbështet plotësisht DFB. Rrjeta rreth Z. Blatter është duke u mbyllur ngadalë. Nuk mund ta shoh atë të qëndrojë në postin e tij deri në fund të mandatit”, ka thënë Hoeness.

Blatter ka zemëruar DFB me komentet e tij se të drejtat për të qenë nikoqir i Kupës Botërore 2006 mbase ishin blerë, që ka çuar në sulme të intensifikuara në shtypin gjerman.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...