Higuain: Mourinho më bindi të qëndroj

dardanmiftari | Wednesday, July 18, 2012 | 0 Komente

Gonzalo Higuain thotë se ai ka zgjedhur të qëndrojë me Real Madridin këtë verë pasi Jose Mourinho e ka bindur atë për rolin me kampionët e La Ligës, pas një takimi që kanë pasur.

“Fakti se Mourinho ka biseduar me mua dhe mbështetja e familjes dhe bashkëlojtarëve të mi më kanë dhënë fuqi të qëndroj dhe të jem optimist për sezonin e ardhshëm”.

“Këtë vit jam në gjendje të filloj punën që në fillim të para-sezonit dhe vërtet mezi pres. Ndjehem i fuqishëm. Jam i ngazëllyer që nga dita e parë që kam arritur këtu dhe mezi pres të fitoj tituj”.

“Do të luftoj siç kam luftuar në ditën e parë kur erdha. Jam kokëfortë dhe nuk pendohem për asgjë që kam bërë këtu”, ka thënë Higuain.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...