Ronaldo: Kampionati spanjoll më i vështiri

dardanmiftari | Wednesday, July 18, 2012 | 0 Komente

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e ka etiketuar La Ligën si garën më të vështirë në botë.

Portugezi luajti rol kyç te Real Madridi në fitoren e titullit të kampionit sezonin e kaluar, duke shënuar 46 herë në përgjithësi, dhe lirshëm pranon se dhënia fund dominimit të Barcelonës paraqet momentin e tij më të mirë në karrierë.

“Mendoj se momenti më i mirë deri tash ishte të fitoj La Ligën. Pasi mendoj se liga spanjolle është më e vështira në botë. Liga ka ekipe të shkëlqyeshme si Barcelona dhe të përfundosh nëntë pikë para tyre... kjo tregon shumë”, ka thënë Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...