Ibra e dëshiron numrin 10 te PSG

dardanmiftari | Tuesday, July 24, 2012 | 0 Komente

Zlatan Ibrahimovic e kërkon fanellën me numrin 10 te Paris Saint-Germain, edhe pse aktualisht atë numër e bart Nene.

Sulmuesi suedez e mban numrin 10 te kombëtarja e tij, mirëpo asnjëherë nuk i është dhënë mundësia ta bartë këtë numër te klubet ku ka luajtur, sepse atë e kanë bartur lojtarët tjerë (Rafael van der Vaart te Ajaxi, Alessandro Del Piero te Juventusi, Adriano te Interi, Lionel Messi te Barcelona dhe Clarence Seedorf te Milani).

Pas largimit të Seedorf nga Rossonerët, Adriano Galliani ia premtoi Ibras numrin legjendar, mirëpo më pas ai u shit në Paris.

“Asgjë nuk është vendosur për numrin tim, por nëse drejtuesit e klubit duan të më kënaqin, ata e dinë çfarë të bëjnë”, pati deklaruar Ibra në konferencën për shtyp pas nënshkrimit për PSG-në.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...