Tottenhami të huazojë Borriellon
Tottenham Hotspurs ka bërë ofertë për huazimin e sulmuesit të Romës, Marco Borriello – njofton Goal.com.
Sulmuesi italian në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar u huazua te Juventusi, mirëpo Bianconerët nuk vendosën që ta mbanin.
30-vjeçari vlerësohet shumë nga trajneri i Spursave, Andre Villas-Boas, megjithëse Roma nuk dëshiron ta huazojë, por ta shesë, për shkak të pagës së tij të lartë (5.4 milionë euro për sezon).
Category: Futboll

















0 Komente