Jovetic kushton 30 milionë euro

dardanmiftari | Tuesday, July 10, 2012 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Fiorentinas, Daniele Prade, ka pranuar se klubi italian është i gatshëm ta shesë Stevan Joveticin nëse merr një ofertë prej 30 milionë eurosh.

Njoftohet se Juventusi është i interesuar ta transferojë malazezin këtë verë dhe tashmë Bianconerët kanë kontaktuar me drejtuesit e Violas për të diskutuar rreth disponueshmërisë së 22-vjeçarit.

“Gjithmonë kemi thënë se nuk duam ta shesim. Megjithatë, kemi një marrëveshje me lojtarin, sipas të cilës, do t’i marrim në konsideratë ofertat që vijnë mbi një shifër të caktuar”.

“Ne do të ulemi dhe do t’i diskutojmë vetëm ofertat që vijnë mbi 30 milionë euro”, ka thënë Prade për Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...