City të ofrojë Dzekon në ofertën për Van Persien

dardanmiftari | Tuesday, July 10, 2012 | 0 Komente

Manchester City është i gatshëm ta përfshijë Edin Dzekon në ofertën për sulmuesin e Arsenalit, Robin van Persie.

The Sun shkruan se “qytetarët” janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë funte për Van Persien, edhe pse autori i 37-golave pritet të veshë fanellën e Arsenalit në miqësoren kur dy ekipet do të përballen në Pekin, më 27 korrik.

City, që nuk dëshiron të paguajë më shumë se 20 milionë funte, po ashtu dëshiron ta ofrojë Edin Dzekon në një ofertë lojtar-plus-para.

Menaxheri i Topçinjve, Arsene Wenger, gjithmonë ka qenë admirues i madh i Dzekos, por do ta ketë të vështirë të pranojë kërkesat e boshnjakut, i cili merr 130 mijë funte në javë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...