Tottenhami ofron 17 milionë për Lloris

dardanmiftari | Tuesday, July 10, 2012 | 0 Komente

Tottenhami është i gatshëm të bërë një ofertë të re në vlerën e 17 milionë eurove për portierin e Lyonit, Hugo Lloris, me Andre Villas-Boas që dëshiron ta shndërrojë francezin në portierin e parë.

Spursat më herët kishin ofruar 15 milionë për Lloris, por klubi francez e kishte refuzuar ofertën. Megjithatë negociatat për transferimin e 25-vjeçarit raportohet se vazhdojnë dhe besohet se vetë lojtari dëshiron të ndërrojë ambient.

Lyoni e vlerëson portierin me 20 milionë funte dhe është i gatshëm ta shesë për të ulur harxhimet, pasi humbi pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...