Kalou zëvendësim i Robinhos te Milani?
Milani raportohet se ka kontaktuar me kampin e Salomon Kalou në përpjekje për ta transferuar lojtarin në radhët e veta.
Mesfushori i Bregut të Fildishtë është lojtar i lirë pasi Chelsea vendosi të mos ia vazhdojë atij kontratën, dhe ai ka një mori ofertash edhe nga Liga Premier, përfshirë Liverpoolin, Arsenalin dhe Tottenhamin.
Megjithatë, garës tash i është bashkuar edhe Milani që sheh lojtarin si zëvendësim të drejtpërdrejtë për Robinhon.
Milani ka nevojë për shitje të mëdha për t’i ekuilibruar librat dhe Robinho, i cili është cak i Malagas dhe PSG-së, është kandidati kryesor për t’u shitur.
Category: Futboll
0 Komente