Kasami i ngazëllyer për Olimpiadën
Mesfushori i Fulhamit, Pajtim Kasami, mezi pret të luajë për Zvicrën në Lojërat Olimpike të Londrës.
“Është diçka të cilën mezi e pres. Do të jetë një përvojë e mirë të luaj këtu”, ka thënë shqiptari për fulhamfc.com.
“Është shumë bukur pasi sezonin e kaluar kam luajtur në kampionatin evropian U-21 për Zvicrën dhe do të jetë një grup i ngjashëm i lojtarëve të cilët do të shkojnë në Olimpiadë si nën 23 vjet”.
“Olimpiada është një garë e veçantë pasi kjo nuk vjen shpesh dhe ju nuk e keni shansin të luani në të çdo vit, andaj është diçka që ndryshon ca. Të kesh tre lojtarë të moshuar e bën këtë shumë interesante dhe ngazëlluese”, ka shtuar Kasami.
Category: Futboll
0 Komente