Aquilani kërkon përgjigje të shpejtë nga Liverpooli

dardanmiftari | Thursday, July 05, 2012 | 0 Komente

Agjenti i Alberto Aquilanit, thotë se ata duan një vendim të shpejtë nga Liverpooli për të ardhmen e tij.

Menaxheri i ri Brendan Rodgers do të kërkojë kohë të vlerësojë aftësitë e lojtarëve, por agjenti i Aquilanit, Franco Zavaglia, do të preferonte të dijë më shpejt nëse mesfushori ka të ardhme në Anfield.

“Për momentin Aquilani është lojtar i Liverpoolit dhe sigurisht se do të fillojë stërvitjet para-sezonale me ta, pastaj ne do të shohim çfarë do të ndodhë. Menaxheri i ri do të vendosë nëse do ta mbajë atë ose jo”.

“Nuk mendoj se ai do të kthehet në Itali dhe ai nuk ka shprehur ndonjë preferencë të veçantë, por kësaj here shpresoj Liverpooli të na tregojë në kohë nëse ai nuk është pjesë e planeve të tyre, ashtu që ne të gjejmë klubin e duhur për të”, ka thënë ai për Tutto Mercato Web.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...