Cassano: Është dashur të largohem nga Milani

Unknown | Saturday, August 25, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Interit, Antonio Cassano, ka deklaruar se ai është detyruar të largohet nga Milani për shkak se zyrtarët e klubit Rossoner i kishin premtuar shumë gjëra, por nuk i mbajtën premtimet e tyre, teksa thotë se vendosi për që të vijë te një klub ku i thuhen gjërat në sy.

“Kur iu bashkova Milanit, kam thënë se nëse bëj problem, atëherë do të mbyllem në shtëpi. Mirë, këtë herë, unë nuk kam bërë problem. Është dashur të largohem. Ishte dikush mbi trajnerin që bëri diçka gabim dhe unë nuk mund të duroj kur njerëzit më marrin për gomar”.

“Kur isha i sëmurë, bashkëlojtarët më qëndruan pranë, por ky person premtoi aq shumë. Ishte gjithçka tym pa flakë. Premtimet e Milanit? Pyetni këtë person, i cili është aq i mirë në kthimin e situatave. Ai merret vetëm me ata që i ngjiten dhe ia thithin, por ky nuk është stili im.

Këtë herë dua të kem punë me burra të vërtetë të cilët do të më tregojnë gjërat se si janë. Unë dua të më thuhet sy më sy se cila është situata. Diku tjetër, ata thonë gjëra tjera nga realiteti”, ka deklaruar Antonio Casano në prezantimin e tij zyrtar te Interi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...