Klubet kanë paguar rreth 200 milionë euro për Ibran

dardanmiftari | Sunday, July 15, 2012 | 0 Komente

Nëse zyrtarizohet kalimi i Zlatan Ibrahimovicit te Paris Saint-Germain, atëherë suedezi do të bëhet lojtari për të cilin klubet kanë shpenzuar më së shumti në transferimet e tij – rreth 200 milionë euro.

Transferimi i parë i lojtarit me prejardhje boshnjake ka ndodhur në vitin 2001 kur kaloi nga Malmo te Ajax për 8.9 milionë euro. Nga atëherë, pese klube (Juventus, Inter, Barcelona, Milan dhe tash PSG) në transferimet e tij ka shpenzuar 189.930.000 euro (në këtë shumë nuk është përfshirë çmimi i Samuel Eto’o, i cili ishte pjesë e marrëveshjes për kalimin e Ibras te Barcelona).

Vendin e dytë e zë Nicolas Anelka, i cili gjatë karrierës ka ndërruar nëntë klube (PSG, Arsenal, Real Madrid, Liverpool, Fenerbahce, Manchester City, Bolton, Chelsea dhe Shanghai Shenhua), të cilat për të kanë paguar 134 milionë euro.

Lojtarët për të cilët klubet kanë shpenzuar më së shumti:

Zlatan Ibrahimovic - 189.930.000 euro
Nicolas Anelka - 134.000.000 euro
Robbie Keane - 127.850.000 euro
Hernan Crespo - 118.100.000 euro
Cristiano Ronaldo - 114.000.000 euro
Juan Sebastian Veron - 113.560.000 euro
Fernando Torres - 96.500.000 euro
Ronaldo - 90.520.000 euro
Robinho - 85.000.000 euro
Christian Vieri - 83.210.000 euro

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...