Anderson: Duhet të tregoj se çfarë mund të bëj

dardanmiftari | Sunday, July 15, 2012 | 0 Komente

Mesfushori Anderson është zotuar që të jetë i suksesshëm këtë sezon në Ligën Premier me Manchester Unitedin, pasi deri më tani lëndimet e kanë kufizuar zhvillimin e karrierës së tij.

24-vjeçari bëri një fillim të mbarë me Djajtë e Kuq që pas transferimit në vitin 2007, mirëpo lëndimi i ligamenteve të gjurit në vitin 2010 bëri që ai të mos i kthehej më formës së dikurshme.

“Për mua ky sezon është shumë i rëndësishëm. E di se duhet të jem shumë i përqendruar në lojën time”.

“Duhet të tregoj se çfarë mund të bëjë këtë sezon, të shfaq më të mirën nga vetja dhe t’i ndihmoj skuadrës. Duhet të dëshmoj se çfarë mund të bëj”.

“E di se trajneri dhe bashkëlojtarët besojnë tek unë, vetëm se kam pasur fat të keq”, ka thënë braziliani për Manchester Evening News.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...