Kompletohet kalimi i Silvas te PSG

dardanmiftari | Sunday, July 15, 2012 | 0 Komente

Paris Saint-Germain ka njoftuar përmes faqes zyrtare se ka siguruar shërbimet e Thiago Silvas nga Milani për një shumë që thuhet të jetë 42 milionë euro.

27-vjeçari është lidhur me një kalim në kryeqytetin francez gjatë gjithë verës, ndërsa tashmë është zyrtarizuar ky transferim.

Mediat raportojnë se shumë shpejt brazilianit do t’i bashkohet edhe Zlatan Ibrahimovic në Parc des Princes.

Silva ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me PSG dhe do të përfitojë nga 7.5 milionë euro në vit duke përfshirë edhe 1.5 milion euro nga bonuset.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...