Lucio drejt Juventusit

dardanmiftari | Tuesday, July 03, 2012 | 0 Komente

Lucio është afër kompletimit të transferimit të tij si agjent i lirë nga Interi te Juventusi, dhe raportohet se do të nënshkruajë marrëveshje të vlefshme pesë milionë euro.

Antonio Conte besohet se ka qenë i interesuar për brazilianin që vitin e kaluar, por Nerazzurrët kishin vendosur ta mbanin mbrojtësin deri në fund të kontratës së tij.

34-vjeçari tash raportohet se ka arritur marrëveshje dyvjeçare që pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim, nga e cila do të fitojë nga 2.6 milionë euro në sezon, si edhe bonuset në varësi të paraqitjeve dhe sukseseve.

Fenerbahce dhe Malaga po ashtu ishin të interesuara për brazilianin, por duket se ai ka vendosur të mbetet në Itali.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...