Lucio: Interi më shkelmoi vetë

dardanmiftari | Thursday, July 19, 2012 | 0 Komente

Nënshkrimi më i ri i Juventusit, Lucio, thotë se ai është detyruar të largohet nga Interi.

Lucio së fundi zemëroi tifozët e Interit pas një ceremonie kontroverse nënshkrimi për Juventusin.

“U them të gjithë tifozëve të Interit të cilët më kanë ndjekur dhe shpresoj ata ta kuptojnë zgjidhjen time. Më është dashur të largohem nga Interi për disa probleme të brendshme. Megjithatë, jeta ime vazhdon, kështu është jeta e një futbollisti”.

“Unë ende jam krenar që kam qenë pjesë e kësaj skuadre që fitoi Ligën e Kampionëve pas 45 vitesh, tash do të jem te Juve dhe do të jetë njëjtë sikur vesha fanellën e Interit për tre vite. Unë jam i lumtur me këtë fazë të re të jetës time”, ka thënë braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...