Marin: Stërvitja më e fortë te Chelsea
Mesfushori i Chelseat, Marko Marin, ka pranuar se ai është impresionuar nga tempo dhe intensiteti i stërvitjeve te Chelsea në parasezonë.
“Stërvitjet janë shumë intensive. Më pëlqejnë stërvitjet këtu sepse ne stërvisim shumicën e kohës me top. Në Gjermani, në parasezonë ne nuk shfrytëzonim fare topin”.
“Është mirë të shohësh se si lojtarët këtu kanë posedimin mbi top. Të gjithë janë lojtarë teknik dhe kjo është mirë në një qendër stërvitore të tillë, që nuk ekziston në Gjermani. Loja është më e shpejtë në Angli, definitivisht”, ka thënë Marin.
Category: Futboll
0 Komente