Toni: Juve, transferoje Destron

dardanmiftari | Saturday, July 14, 2012 | 0 Komente

Ish-sulmuesi i Juventusit, Luca Toni, ka lëvduar transferimin e ri të Zonjës së Vjetër, Lucio, teksa ka sugjeruar klubin që të blejë Mattia Destron para Joveticit.

“Lucio është një profesionist i vërtetë, është përbindësh fizik. Dhe tani ndihet më pak i çmendur. Mourinho bëri punë të mirë me të”.

“Jovetic është lojtar i fortë që do të bëhet kampion, por ai nuk është sulmues. Destro është i ri, ka cilësi të mirë dhe është italian me mentalitet të duhur”.

“Unë e takova atë te Genoa dhe jam i sigurtë se e ardhmja është e tij. Drejtorët duhet të kërkojnë më shumë lojtarë italianë”, ka thënë Toni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...