Milani ofron 6.5 milionë për Mbiwa

dardanmiftari | Wednesday, July 25, 2012 | 0 Komente

Mapou Yangi-Mbiwa duket se është një hap afër largimit nga Montpellier për Milanin pasi gjiganti nga Serie A ka ofruar 6.5 milionë euro për mbrojtësin e qendrës, shkruan L’Equipe.

Rossonerët kërkojnë të mbulojnë zbrazëtirën e lënë nga largimi i Thiago Silvas dhe e kanë etiketuar 23-vjeçarin si personin e përkryer për të zëvendësuar brazilianin.

Milani raportohet se ka arritur marrëveshje për një kontratë pesëvjeçare me Yangi-Mbiwa, nga e cila lojtari do të përfitojë 1.5 milionë euro në vit e që do të rritet gradualisht.

Megjithatë, Milani ende nuk ka arritur marrëveshje me Montpellier, dhe pritet që kampionët e Lige 1 ta refuzojnë ofertën e parë.

Megjithatë marrëveshja aktuale e Yanga-Mbiwa me kampionin e Francës përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, dhe sigurisht se ai do të lejohet të largohet për një shumë më të ulët se që vlerësohet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...