Wenger: Arsenali duhet të përmirësohet
Arsene Wenger thotë se Arsenali ende duhet të përmirësohet shumë para fillimit të sezonit të ri në Ligën Premier.
Dy gola të vonshëm të shënuar nga mesfushori Thomas Eisfeld dhe Chuks Aneke ua dhanë Topçinjve fitoren 2-1 ndaj Malajzisë XI, por 62-vejçari mendon se skuadra e tij ka ende shumë për të arritur kulmin.
“Ne kemi luajtur me dy ekipe të ndryshme dhe të dyja luajtën mirë. Pjesa e parë ishte më e dukshme pasi ndeshja luhej me ritëm më të lartë”.
“Ishte një angazhim i mirë nga ne kundër një ekipi të mirë. Rezultati ishte më pak i rëndësishëm. Ne nxorëm kualitetin e ndeshjes që deshëm dhe kjo ishte gjë pozitive”.
“Ne ende kemi shumë punë për të bërë. Ne jemi larg nga ajo çfarë mund të prodhojmë. Ne jemi larg nga fizikaliteti që duam ta arrijmë. Teknikisht dhe taktikisht ka ende punë për ne për të bërë”, ka thënë Wenger.
Category: Futboll

















0 Komente