Neymar: Ganso, mos më lë të vemtuar!

dardanmiftari | Friday, July 20, 2012 | 0 Komente

Superylli brazilian, Neymar, shpreson se Ganso do të vendosë të qëndrojë te Santosi, duke bërë shaka se ai i është lutur që të mos e lë të vetmuar.

“Unë që tri vjet po them se do të qëndroj te Santosi. Të gjithë e dinë se do të qëndroj këtu deri në vitin 2014. Unë mund të nënshkruaj apo jo një kontratë të re pas kësaj, të shohim kur të vijë koha”.

“Por, Ganso nuk më ka thënë ende nëse do të largohet. Më duhet të flas me të si mik dhe më duhet t’i lutem që të mos largohet. Kam nevojë për dikë si ai. Ganso, mos më lë të vetmuar”, ka thënë Neymar.

Ganso është i lidhur me një kalim te gjiganti italian, Milani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...