Ramires: Dua Kupën e Botës për klube

dardanmiftari | Saturday, July 07, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Chelseat, Ramires, mezi e pret ndeshjen ndaj skuadrës braziliane Corinthians në Kupën e Botës për Klube.

“Shumë miq të mi dhe të afërm përkrahin Corinthians, por shpresoj që të mos kenë dyshime se kë ta përkrahin, ose ne do të kemi probleme. Asnjë ekip nuk e ka të garantuar vendin në finale, por nëse ndodh, do të jetë ndeshje e mrekullueshme”, ka theksuar Ramires.

Kupa e Botës për Klube zhvillohet në dhjetor të këtij viti në Tokio të Japonisë, ku dhe do të përdoret për herë të parë teknologjia në vijën e golit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...