Ronaldo: Messi është më i miri në botë
Legjenda braziliane, Ronaldo, ka pohuar se nuk ka dyshime se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtari më i mirë në botë.
35 vjeçari, i cili luajti edhe për Barcelonën, por edhe për Real Madridin, thotë se në zemër e ka Realin, por se lojtari më i mirë në botë është argjentinasi nga planeti tjetër.
“Unë jam më shumë fans i Real Madridit. Por, nuk kam dyshime se Messi është më i miri në botë”, ka thënë Ronaldo.
Category: Futboll
0 Komente