Sahin nuk do të kthehet te Dortmundi

dardanmiftari | Wednesday, July 25, 2012 | 0 Komente

Menaxheri gjeneral i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka theksuar se as klubi e as Nuri Sahin nuk janë duke kërkuar që lojtari të kthehet në Signal Iduna Park.

Futbollisti turk u transferua te Real Madridi në verën e kaluar, mirëpo nuk ka arritur të sigurojë vend në formacionin bazë, prandaj është spekuluar për largimin e tij.

“Kthimi i Sahinit te ne nuk është planifikuar, as nga ai e as nga ne”.

“Sido që të jetë, ai është një djalosh me një të kaluar te Dortmundi dhe ai vjen nga ekipi jonë i të rinjve, prandaj nuk do ta mohoja asnjëherë një rikthim”, ka deklaruar Watzke për Sport Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...