Sanchez shpreson të mos lëndohet

dardanmiftari | Wednesday, July 25, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez, shpreson të kalojë një sezon të qëndrueshëm në Camp Nou, pas problemeve që pati me lëndime.

Kiliani u transferua në Camp Nou në vitin 2011 për 37.5 milionë euro, mirëpo në sezonin e tij debutues u godit nga disa lëndime që ia pamundësuan të luante në formën e duhur.

“Faleminderit të gjithë atyre që punuan me mua, tash e njoh më mirë trupin tim”.

“Këtë vit shpresoj të mos lëndohem shpesh, në mënyrë që të bëj paraqitje më të mira. Shpresoj të jem më i rregullt dhe më i qëndrueshëm”, ka deklaruar Sanchez për El Mundo Deportivo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...