Milani në bisedime për kthimin e Kaka

dardanmiftari | Wednesday, July 25, 2012 | 0 Komente

Agjenti i Ricardo Kaka ka pranuar se është në bisedime me Milanin për mundësinë e rikthimit të mesfushorit të Real Madridit.

Shefi i Rossonerëve, Adriano Galliani, deklaroi mëngjesin e të mërkurës së është i interesuar për ta transferuar brazilianin, ndërsa tani edhe përfaqësuesi i lojtarit, Gaetano Paolillo, ka konfirmuar bisedimet.

“Po, po flasim për të. Mirëpo, nuk mund të jap informata të tjera për momentin”, ka deklaruar agjenti për Sky Sport Italia.

Kaka kaloi në Santiago Bernabeu në verën e vitit 2009 për një shumë prej 68.5 milionë euro, mirëpo asnjëherë nuk arriti ta kthejë formën që e pati në San Siro, ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...