Valdes: Casillas e meriton Topin e Artë

dardanmiftari | Wednesday, July 25, 2012 | 0 Komente

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, është i lumtur që homologu i tij te Real Madridi, Iker Casillas, po konsiderohet si kandidat serioz për Topin e Artë dhe thekson se ky fakt i bën krenarë të gjithë portierët.

31-vjeçari që udhëhoqi Mbretërit drejt triumfit në La Liga dhe Spanjën drejt suksesit në Euro 2012, është në garë të ngushtë për çmimin më të madh individual, edhe pse bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo dhe dyshja e Barcës, Lionel Messi dhe Andres Iniesta, mbesin favoritë.

“Është kënaqësi të flasim se Iker ndoshta mund ta fitojë Topin e Artë. Si portier jam krenar që mund të flasim për diçka të tillë”, ka thënë Valdes për Efe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...