Silvestre: Mendoj për Interin, jo kombëtaren

dardanmiftari | Sunday, July 08, 2012 | 0 Komente

Transferi i ri i Interit, Matias Silvestre, thotë se ai nuk është në gjendje që të vendosë se për cilën kombëtare të luaj, pasi është shumë i përqëndruar te Interi.

Silvestre, i cili ende nuk ka asnjë paraqitje në nivel kombëtar mund të jetë pjesë e një lufte mes Italisë dhe Argjentinës për shërbimet e tij.

“Synimi im i parë është që të fitoj vendin në formacion te Interi. Unë kam dëgjuar se bosi i Italisë, Cesare Prandelli, dëshiron të më ftojë në reprezentacion dhe kjo është mirë”.

“Kam folur edhe me trajnerin e Argjentinës, por është shumë herët të vendos për këtë. Unë po mendoj vetëm për Interin. Ky është rasti i jetës time dhe nuk dua ta shpërdoroj”, ka thënë Silvestre.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...