“Tash fillon më e mira nga Messi”

dardanmiftari | Tuesday, July 17, 2012 | 0 Komente

Fizioterapeuti argjentinas, Fernando Signorini, beson se superylli i Barcelonës, Lionel Messi, do të arrijë kulmin e lojës së tij nga ky sezon e tutje.

Signorini ka punuar me Diego Maradonan para Kampionatit Botëror të vitit 1986, ndërsa ishte pjesë e stafit të Argjentinës edhe gjatë kohës kur legjenda ishte trajner i kombëtares (2008-2010).

Edhe pse Messi deri më tani ka fituar jashtëzakonisht shumë çmime, si ekipore ashtu edhe individuale, fizioterapeuti mendon se 25-vjeçari ende nuk ka hyrë në fazën e tij më të mirë.

“Leo do ta arrijë kulmin e tij këtë vit, duke filluar nga ky sezon. Pa marrë parasysh krejt atë që ka arritur deri më tani, ai tash do të fillojë ta shkruajë historinë. Ende nuk ka ardhur më e mira nga ai”.

“Krejt ajo që ka bërë deri më tani ka qenë rezultat i intuitës dhe dëshirës së tij për të luajtur. (Tash e tutje) vendimet e tij nuk do bazohen vetëm në instinkte, por edhe në dituri dhe në përvojë”.

“Ai do të hyjë në një stad të ri të lojës. Është e pamundur të thuhet se ku janë kufijtë e tij. Është një mister se çfarë mund të arrijë. Lojtarët si ai janë shumë të rrallë”, citon Sport fjalët e Signorinit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...