Xhemaili: Objektivi, të përfundojmë në top pesësh

dardanmiftari | Thursday, July 19, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Napolit, Blerim Xhemaili, thotë se edhe pse dëshiron ta fitojë Serie A dhe Kupën e Italisë, objektivi real i klubit do të jetë përfundimi në njërën nga pesë pozitat e para.

“Qëllimi jonë është të jemi në top pesëshe, por pas ca kohësh nëse e gjejmë veten në krye, atëherëë do të synojmë të fitojmë Ligën. Përveç Lavezzit, ne të gjithë mbetemi. Ne duam të fitojmë sërish, edhe nëse Juve është favorit për gjithçka”.

“Kjo skuadër nuk ka shumë mungesa, ne kemi përjetuar shumë lëvdata gjatë vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën e Italisë. Nuk dua ta nënvlerësoj Ligën e Evropës, dua ta fitoj, kjo do të ishte sikur ta fitojmë Scudetton”, ka thënë Xhemaili.

Xhemaili po ashtu është shprehur i impresionuar nga i riu Lorenzo Insigne.

“Insigne më ka impresionuar gjatë ditëve të kaluara dhe ai do të na japë neve një dorë të madhe në ligë dhe në Ligën e Evropës”, ka shtuar shqiptari me nënshtetësi zvicerane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...