Zyrtare: Silvestre dhe Handanovic lojtarë të Interit

dardanmiftari | Friday, July 06, 2012 | 0 Komente

Interi ka kompletuar nënshkrimin e Samir Handanovic nga Udinese dhe Matias Silvestre nga Palermo.

Nerazzurrët ishin në treg për një portier të ri pas pasigurive rreth të ardhmes së Julio Cesar dhe trajneri Andrea Stramaccioni tash ka kompletuar transferimin e dëshiruar të 27-vjeçarit Handanovic.

Slloveni ka bërë 180 paraqitje për Udinesen që kur iu bashkua klubit në verën e vitit 2004, por tash do të vazhdojë karrierën e tij te Nerazzurrët, të cilët paguan 11 milionë euro për shërbimet e tij.

Pas largimit të Lucios transferimi i një qendër-mbrojtësi të ri ishte prioritet për Interin, që duekt se ka gjetur zëvendësimin e brazilianit te një tjetër jugo-amerikan, argjentinasi Silvestre.

27-vjeçari ka filluar karrierën tij te Boca Juniors para se të veshë fanellën e Catanias dhe më pas të Palermos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...